Milani mori Ibrahimovic…. A ka ndonjë lojtar e ky Inter, që ta njohin rolin e liderit? Kjo parantezë në formë pyetjeje provokuese iu bë sot Antonio Conte, në konferencën për shtyp. Përgjigjja ishte mjaft vlerësuese për suedezin: “Unë e shfrytëzoj këtë mundësi për ta mirëpritur përsëri një kampion si Ibra. Ishte një moment, kur u përpoqa ta bindja të vinte te Chelsea, por ai nuk e ndjeu ta hidhte atë hap. E respektoj shumë atë, mund të japë ende në futboll, për sa i përket personalitetit. Ai vjen nga një fëmijëri, në të cilën askush nuk i dha asgjë. Mendoj se mund t’i japë shumë Milanit dhe të sjellë personalitet te kuqezinjtë, ta bëjë mjedisin edhe më të përgjegjshëm.
Është e rëndësishme që një trajner të gjejë lojtarë në ekip, që mund të përçojnë fjalën tënde, të cilët mund të sjellin vlera në grup. Kur një trajner gjen këto lloje lojtarësh, shumë punë përshpejtohen. Tek Interi kemi një grup djemsh, të cilët, siç thashë edhe më parë, po luajnë me përgjegjësi dhe rriten në të gjitha drejtimet. Disa gjëra janë duke u kuptuar: ju bëheni të fortë, nëse jeni të bashkuar brenda dhe jashtë fushës. Ne, gjithashtu, po rritemi përsa i përket personalitetit”.