“Unë pres një lojë intensive, fizike nga të dyja ekipet. Për ne është një provë e mirë, kundër një kundërshtari që është shumë i vështirë për t’u përballur. Sidoqoftë, duhet të jemi të lumtur me rrugën tonë”. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp Antonio Conte, në prag të ndeshjes kundër Atalanta. Ai apelon të tijtë që ta mbajnë art përqendrimin, sepse ndeshja e së shtunës do të jetë e ndërlikuar: “Atalanta po tregon rritje të rëndësishme. Urime Gasperinit, është një trajner i shkëlqyeshëm!”
Nëse Interi do të fitonte nesër, ai do të ishte kampion i dimrit. “Kjo nuk ka asnjë vlerë, – saktëson Conte, – sepse vlen kush përfundon i pari në fund të kampionatit. Ne duhet të fitojmë nesër, por nuk do të jetë e lehtë. Duhet ta pyesim mirë veten dhe të shkojmë përtej potencialit që kemi”.

Pastaj, Conte foli edhe për merkaton: “Ekipet e tjera janë shtuar me forca, nuk po largojnë lojtarë. Ne po bëjmë diçka pozitive, lojtarët e rinj janë integruar mire. Po e zhdukim atë hendek fillestar, që ekzistonte në fillim. Ekipet janë përmirësuar me kalimin e kohës, askush nuk ka shkopin magjik. Nuk mund të arrish në majë dhe të ndryshosh gjithçka brenda natës”.