Mediat iraniane kanë publikuar disa fotografi të fundit të gjeneralit Qassem Soleimani që u vra nga SHBA në Bagdad të premten.
Në fotot e realizuara gjatë javës së kaluar, pak para vrasjes së tij, ai shfaqet në një moment lutje me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut.
Shefi i Hezbollah tha që ushtria amerikane do të ‘paguajë çmimin’ për vrasjen e Soleimanit, kreun e forcave elitë QUDS.