Me ardhjen e vitit të ri kanë ardhur edhe disa ndryshime tek targat e automjeteve. Targat e makinave që regjistrohen në Shqipëri do të ndryshojnë nga 2020 duke patur elementë të fortë sigurie. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se targat do të kenë barkod unik progresiv si edhe hologramë të pamanipulueshme.
Sipas DPSHTRR, sasia e furnizimit është deri në 31 dhjetor 2022 dhe kjo sjell vetëm cilësi më të lartë, pa rritur tarifat. Këto targa aplikohen për regjistrimet e reja, qytetarët/subjektet nuk detyrohen të ndërrojnë targat që kanë në përdorim.