Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del nga Bashkimi Europian, sipas marrëveshjes Brexit të arritur mes palëve. Sakaq, Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri jep njoftimin e rëndësishëm lidhur me fluturimet, pasagjerët dhe kompanitë ajrore. AAC bën me dije se “Brexit” nuk do të ndryshojë asgjë në fushën e aviacionit civil, raporton newsbo mb.al.

Njoftimi i plotë:

Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian. Sqarohen rë gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve.