Në muajin dhjetor ish-banori i “Big Brother”, Damiano Agalliu, i dha fund beaqarisë, duke u martuar me partneren e tij Sara.

Këtë të hënë i ftuar në “Ftesë në 5”, ai u pyet për më shumë detaje rreth marrëdhënies së çiftit, Damiano tregoi se në fillimet e lidhjes me Sarën ka qenë shumë i qetë dhe i ka marrë gjërat shtruar.

Megjithatë ai pranoi se biseda në kafe me Sarën dhe familjarët e saj, ishte momenti kur u bind plotësisht se ajo ishte vajza e duhur për të kaluar jetën.

“Sara ishte me shumë edukatë dhe mënyra se si fliste për familjen e saj, si i respektonte… dhe unë mendoja që nëse një femër respekton babën, nënën, vëllanë, ty do të të respektojë njëqind përqind”, tha Damiano.

Çifti gjithashtu zbuloi se po përgatisin dokumentat për të jetuar të dy në Suedi, vendi ku Damiano qëndron prej vitesh.