Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) , Dashamir Shehi, një nga aleatët kryesor të PD-së ka zbuluar një pjesë të platformës së demokratëve sa i përket Reformës Zgjedhore.
Në vazhdimësi të deklaratës së bërë nga Basha se do bëjnë shumë shpejt publike platformën, Shehi ka zbuluar se ajo është përqendruar vetëm të administrimi i sistemit zgjedhor dhe jo tek ndryshimi i sistemit. Më konkretisht, Shehi tha se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e Zgjedhjeve.
Gjatë diskutimit tek Akademia e Shkencave, Shehi, nëse do të ketë një shans për të bërë zgjedhjet në pranverë, kërkesë kjo e opozitës për zgjedhje të parakohshme, nuk është e nevojshme ndryshimi i sistemit, por në një plan më afatgjatë po.
“Ndryshimi në disa elementë të administrimit zgjedhor. Kodi zgjedhor, pjesë e sistemit që prodhon politikë dhe administrimit që prodhon votën, u jep të drejta qytetarëve, por që nuk ka një efekt në politikën reale. Me këtë pjesë të sisytemit, nuk ka hyrë fare në temë. Jemi marrë vetëm se si do administrohen zgjedhjet e reja, si qytetarit të mos i vidhet vota, me pak fjalë burokracia zgjedhore pse administrimi. 18 muaj kohë e mjaftueshme për të hyrë lojtarë të rinj në fushë, nëse zgjedhjet bëhen në 2021 të ndryshohet sistemi. Ky sistem krijon një lloj fuqie centrifuge nga shteti shqiptar. Nëse bëhen zgjedhjet në pranverë do kapërdihen çdo lloj sistemi”, tha Shehi.
Ditën e sotme, kryedemokrati Basha mblodhi grupin e punës të ‘Zgjedhores’, e ndërsa mësohet se të martë do të mbledhë në selinë blu aleatët, ku në fokus do jetë Reforma, por edhe aksioni opozitar.