Për disa një vit plot me suksese, për disa të tjerë këshilla për të qenë të kujdesshëm me financat. Ky është parashikimi vjetor për dy shenjat e para të zodiakut që sjell astrologu Jorgo Pulla për të gjithë lexuesit e “BalkanWeb”.
Për të lindurit e shenjës së Dashit ka shenja pozitive për dashurinë, për Demin puna me sa duket vjen e para.
Njihuni me parashikimin në të gjitha drejtimet për këto dy shenja. Në ditët në vijim, “BalkanWeb” do të sjellë parashikimin vjetor për shenjat e tjera të horoskopit.
DASHI
Të përgjithshmet:
Për juve të nderuar të shenjës së Dashit, në vitin 2020, universi jep sinjale të shkëlqyeshme! Kjo për shkak se Jupiteri, së bashku me Saturnin dhe Mërkurin, janë në xhiron e fundit të shenjave të tokës dhe se Bricjapi i vendosur në shtëpinë e 10-të ka të bëjë me profesionin, aspiratën dhe reputacionin. Ky pozicion i tre planetëve do të thotë që do t’ju jepet mundësia për të arritur diçka të madhe, veçanërisht në një nivel profesional. Por gjithashtu do të thotë që puna e vazhdueshme dhe këmbëngulja janë parakusht për të marrë përfitimet e këtyre planetëve.
Sipas shenjës së Dashit për vitin 2020, një faktor tjetër që mund të luajë një rol të rëndësishëm është durimi dhe kontrolli që karakterizon shenjën tuaj – që mund të bëjë mrekulli për çështjet që ju interesojnë. Një dëshirë e madhe së bashku me një stabilizim të qëndrueshëm të temperamentit sigurisht mund t’ju ndihmojnë të arrini ndonjë qëllim që keni vendosur. Për më tepër, mbani mend se nuk duhet të përdorni taktika apo keqinterpretime, në mënyrë që të fitoni më shumë para dhe fitime. Është shumë e rëndësishme të veprosh në mënyrë etike dhe me zgjuarsi për të fituar më shumë sukses në jetë, sepse suksesi dhe lumturia nuk kanë të bëjnë vetëm me pasuritë që fitoni por është dija ajo që ju bën superior.
Dashuria:
Sipas parashikimeve astrologjike të shenjës tuaj, viti 2020 mund të dëshmojë të jetë një vit shumë i frytshëm me emocione dhe marrëdhënie të rëndësishme për të ardhmen. Në varësi të pozicioneve të planetëve, ekziston një shans i madh për të zhvilluar një marrëdhënie me dikë që do t’ju frymëzojë vërtet sidomos juve që jeni në kërkim për diçka të tillë. Ju gjithashtu mund të takoni dikë që do t’ju vlerësojë vërtet dhe juve do ta vlerësoni po ashtu dhe do të keni një lidhje shume solide për një të ardhme të shëndetshme në jetë. Nga data 4 prill e tutje, Afërdita, e cila drejton shtëpinë e 7-të të marrëdhënieve, hyn në shenjën perfekte dhe shumë komunikuese të Binjakëve.
Kjo është një gjë e mirë për të gjithë personat e palidhur sepse do t’ju jepet mundësia nga kjo periudhë e tutje të njohin njerëz dhe Saturni, i cili është vendosur në shtëpinë e 10-të (të suksesit dhe arritjes), mund të rri në hije në shtëpinë e 7-të. Përveç kësaj, Afërdita do të kthehet nga 13 maji deri më 24 qershor. Vendkalimet e Afërditës dhe Saturnit mund të kenë një ndikim negativ dhe të shkaktojnë probleme në marrëdhënie, kështu që pak vëmendje në këtë periudhë, veçanërisht në fund të vitit. Ju mund të kapërceni problemet duke kaluar më shumë kohë të mirë dhe vendimtare me partnerin tuaj apo me të dashurin/ën tuaj për juve që jeni në lidhje. Kjo do t’ju ndihmojë të relaksoheni nga stresi i jetës së përditshme dhe do të lehtësoni çdo tension në marrëdhëniet tuaja. Në fund të fundit, kur ka dashuri të ndërsjellë, të gjitha problemet tejkalohen.
Karriera dhe financat:
Bazuar në aspektet astrologjike për vitin 2020, juve të kësaj shenje do të keni përfitimin e pozitivitetit të planetëve në ekonomi me ndihmesat që do ju jepen. Për sa i përket biznesit, nëse jeni profesionist i pavarur mund t’ju duhet të punoni pak më shumë, por do t’ju jepet mundësia të rrisni të ardhurat. Një marrëveshje, nga ana tjetër, do t’ju ndihmojë të ndërtoni reputacionin tuaj, do t’ju hapen dyert për ju dhe do të mbyllni marrëveshje të tjera biznesi. Përsa i përket punës, planeti Saturn hyn në vendin e tij miqësor, tek Ujori, nga data 23 mars e tutje, që do të thotë do të ketë lehtësim nga problemet financiare, të paktën deri në fillim të majit.
Për më tepër, lëvizja e Saturnit në shtëpinë e 11-të, do t’ju ofrojë më shumë mundësi për të rritur të ardhurat tuaja. Saturni, më 11 maj, do të kthehet mbrapa dhe më 2 korrik, duke u kthyer në shenjën ku udhëheq në rrugëtimin e tij të drejtë në shenjën e Bricjapit. Kjo mund të jetë një periudhë pak e lodhshme, por me pak këmbëngulje do ta kaloni nëse mund të hasni ndonjë vështirësi, pasi sipërmarrësit mund të kenë nevojë të bëjnë më shumë presion dhe ngarkesë pune në biznesin e tyre.
Për fat të mirë, nga 29 qershori e tutje, Marsi hyn në shenjën tuaj e do t’ju japë energjinë e nevojshme për të përballuar vështirësitë dhe të ketë sukses në frontin profesional. Mbani mend se Marsi do të lëvizë prapa në krahun e kundërt nga 9 shtatori deri më 14 nëntor. Në këtë periudhë kohore, ju duhet të keni kujdes se nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme ose kontrata që kanë lidhje me biznesin tuaj, pasi kjo mund të ketë një ndikim negativ tek ju dhe në situatën tuaj financiare.
DEMI
Të përgjithshmet:
Sipas parashikimeve astrologjike të shenjës suaj për vitin 2020, Saturni është në vendin e vet tek Bricjapi. Edhe pse Jupiteri dhe Mërkuri duket se janë pak të dobët këtë vit, nuk duhet të shqetësoheni. Përkundrazi, pozicionimi i planetëve duket se ju favorizon, pasi duket se po bëni hapa të rëndësishëm. Nëse vërtet dëshironi dhe punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja, do të shihni disa ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Ky vit pikërisht është një udhëtim i shkruar në letra, në mendje e në zemër për juve të kësaj shenje.
Meqenëse do të keni shumë për të menduar dhe organizuar këtë vit, një udhëtim i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Ky udhëtim do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni stresin e jetës së përditshme. Puna juaj mund të jetë një përparësi, por mbani mend se pjesa tjetër është po aq e rëndësishme sa puna.
Një paralajmërim i vogël!
Rreth 29 qershorit, pasi Marsi hyn në shenjën e Dashit, ju mund të ndjeni se gjërat po largohen nga kontrolli juaj. Rekomandohet që të shtyni vendime të rëndësishme në lidhje me financat dhe biznesin tuaj në një moment tjetër më të përshtatshëm. Mos u shqetësoni se nuk ka vend për panik. Sidomos në atë kohë ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në investimin e parave në çdo sektor. Gjithashtu, ngaqë jeni kokëfortë, mund të bëni gabime, ndaj është mirë që të bëni pak kujdes në vendimet qe mund të merrni. Ju do të dëshironi të blini gjëra që mund të mos ju nevojiten tani për tani por më vonë. Prandaj kushtojini vëmendje kohës që ju jepet për të pasur përfitimet që juve prisni me këtë vit.
Këtë vit do të keni aftësi të shkëlqyera komunikimi. Përdorni taktin dhe zgjuarsinë ashtu siç duhet dhe miqtë dhe familja juaj do të presin të kalojnë më shumë kohë me ju. Viti 2020, lidhet shumë me familjen tuaj, ku do të jetë pikësynimi juaj, kështu që sigurohuni që të kaloni kohë të mjaftueshme me ta dhe të mos i lini pas dore duke i dhënë përparësi punës. Kur Afërdita hyn në shenjën e Binjakëve nga data 4 prill e tutje, ku është një periudhë e artë, do të merrni lajme të mira për ju dhe familjen tuaj!
Dashuria:
Ndërsa yjet rreshtohen në mënyrë simetrike, duket sikur është koha të ofroni një histori dashurie për veten tuaj, një njohje të re për juve që akoma nuk e keni gjetur njeriun e jetës. Sipas ndikimeve astrologjike të shenjës suaj për vitin 2020, nëse nuk jeni të lidhur apo të keni ndonjë njohje, mund të dëshironi të keni një marrëdhënie domethënëse me ndonjë person që as ju vetë nuk e kishit ndërmend, por njohjet e papritura janë dhe më të suksesshmet. Do t’ju jepet mundësia të takoni personin i cili jo vetëm që ju tërheq, por është gjysma juaj e jetës tuaj. Mund të jetë një mik, njohës ose dikush që jeni takuar kohët e fundit ose do ta takoni. Ju madje mund të tërhiqeni nga një mik i vjetër, me të cilin kënaqeni duke kaluar kohë dhe duke zhvilluar një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të. Sepse në emocionet tuaja gjithçka përreth jush do të jetë pozitive, bëni hapin e rëndësishëm të jetës. Për juve që nuk keni një njohje dhe jeni ende në ajër, shkoni përpara dhe bëjeni që ai t’ju shikojë me një sy tjetër. Nëse jeni të përkushtuar, këtë vit, ju do të keni paqe dhe qetësi në marrëdhënien tuaj. Shkathtësitë dhe të kuptuarit e komunikimit do të ndihmojnë për të zgjidhur çdo dallim midis partnerëve, miqve dhe të afërmve. Një ndikim mjaft pozitiv për juve që keni të bëni me familje, do të jeni në gjendje t’i mbani të gjithë të lumtur në shtëpi dhe të mbani një mjedis të qetë në marrëdhëniet tuaja. Komunikimi është pasuria juaj më e madhe. Përdoreni si duhet dhe familja dhe i dashuri apo e dashura juaj do të presin të kalojnë më shumë kohë me ju. Ndërsa Afërdita futet në shenjën e Binjakëve nga data 4 prill e tutje, kjo periudhë do t’ju sjellë një lajm të mirë për ju dhe të dashurit tuaj!
Karriera dhe financat:
Në frontin profesional, mendimet tuaja do të bëjnë një kthesë të madhe dhe shumë të rëndësishme. Sipas horoskopit të shenjës suaj për vitin 2020, do të thotë se idetë dhe sugjerimet tuaja do të formojnë bazën e përparimit tuaj. Afërdita, e cila është sunduesi i zodiakut tuaj, do të futet në shenjën e Binjakëve. Kur Afërdita zhvendoset në shtëpinë e 2-të, në këndin e parave duhet të gjeni mundësinë që të përfitoni nga ky kënd që ju ndihmon Afërdita në këtë shenjë. Rrugët e reja hapen para jush dhe ju çojnë atje ku juve dëshironi të stabilizoni anën tuaj ekonomike! Pas datës 23 Mars, do të angazhoheni për punën tuaj, do të keni shumë takime me sipërmarrës të ndryshëm dhe do të përfundoni punën tuaj brenda afateve. Vetëm se do të jeni pak më të angazhuar në këtë periudhë! Këtë vit, Saturni duket se ju sjell fat të mirë. Ju mund të dëshironi të ndryshoni punën tuaj dhe të gjeni diçka të re që ju paguajnë më mirë. Sipas parashikimeve të karrierës, ju të kësaj shenje për vitin 2020, do të keni perspektiva të reja fitimprurëse dhe do ju hapen shanse të reja. Është një vit që ju ndihmon në shumë drejtime. Ndërsa perspektivat e rritjes duken më inkurajuese dhe tërheqëse, mund të jetë një ide e mirë për të ndryshuar vendin e punës. Nëse keni biznesin tuaj, fjala e duhur në vitin 2020 është “rritje”! Pozicionet e planetëve duket se janë në favorin tuaj, ndërsa fillon rrugëtimi juaj drejt përparimit. Në fund të vitit, biznesi juaj do të jetë në një nivel krejtësisht të ndryshëm shumë herë më mirë se sa e kishit menduar. Vërtet është një vit shumë i mirë dhe me shumë surpriza në punë dhe në çështjet ekonomike.