Gjatë fjalës së tij në ditën e fundit të një kampi të rinjsh, një prift në Brazil bëri një deklaratë që i kushtoi shumë shtrenjtë. Ai është shprehur se “gratë e shëndosha nuk do të shkojnë në parajsë”. Kaq ka mjaftuar që një grua, disa minuta më vonë të ngrihet dhe ta rrëzojë priftin nga skena. Ngjarja ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit. Ky predikim po mbahej për 50.000 të rinjtë e pranishëm, të cilët ishin në ditën e fundit të një kampi të organizuar për ta. Incidenti ndodhi pasi një grua arriti që t’ju ikte rojave.

Ajo iu afrua më pas Atit Marcelo Rossi përgjatë ceremonisë në selinë e Cançao Nova (Komunitet brazilian i njohur për transmetime të materialeve fetare në internet), duke e hedhur atë nga skena. Nga ky incident prifti pësoi plagë të lehta dhe më pas ai u pa të ngjitej përsëri në skenë për të vazhduar fjalën e tij. Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, por pas incidentit ajo u arrestua nga policia lokale.