Deputeti opozitar, Kujtim Gjuzi, ka gjetur një zgjidhje praktike këtë fillim viti, në momentin që është ndierë i uritur.
Ai ka dalë nga zyrat e Kuvendit dhe është drejtur në të vetmin lokal në zonën e ish-Bllokut, i cili nuk e ka luksin e lokaleve të tjera përreth dhe shërben ushqime të shpejta, duke mos na lënë të harrojmë se si kanë qenë lokalet në Shqipëri para 15 vitesh.
Gjuzi është futur në atë lokal dhe ka ngrënë në këmbë byrekë, që sipas traditës, i ka shoqëruar me dhallë. Nuk e ka pasur problem ta aplikojë këtë mënyrë të ngrëni, e cila nuk është fare e zakonshme për një deputet.
Nëse një deputet do të ishte duke ngrënë në një restorant luksoz, nuk do përbënte fare lajm. Por të hash byrekë me dhallë në këmbë, pa dyshim që bën lajm dhe çudi madje.