Deputetja britanike e Liberal Demokratëve, Layla Moran ka njoftuar se është panseksuale dhe po shijon një lidhje dashurie me një femër.

Panseksualiteti përshkruan ata që tërhiqen nga një person pa marrë parasysh seksin ose gjininë e tyre.

“Rreth gjashtë muaj më parë fillova një marrëdhënie me një grua, dhe kjo ishte mjaft befasuese për mua, sepse më parë kam patur vetëm të dashur meshkuj “, rrëfeu Layla në faqen e internetit të ‘PinkNews’.

Deputetja tregoi publikisht se është në një lidhje dashurie me Rosy Cobb. Ajo konfirmoi se më e vështirë ishte të tregonte prirjet e saj për publikun pasi është deputete, se sa për miqtë e familjes.

Layla Moran shpërndau edhe ndau një fotografi të vetes dhe Rosy Cobb në Twitter, duke shkruar se tani është “thjesht e lumtur”.