Një derbi i çmendur që ka për t’u mbajtur mend gjatë nga tifozët e Chelsea-t dhe Arsenalit. Supersfida e javës së 24’ në Premier League është mbyllur me rezultatin 2-2 në Stamford Bridge.Ishte Chelsea që kaloi i pari në avantazh me golin e Jorginho-s nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28’. David Luiz ka shkaktuar një faull brenda zonës së tij dhe ka dalë me karton të kuq për shkak se ishte lojtari i fundit.

Pas pushimit Arsenali arrin të barazojë me goditjen e parë në kuadrat. Braziliani ka bërë një sprint 60 metra përpara se të finalizonte me shumë klas. Chelsea del përpara për të gjetur golin e fitores dhe kujtoi se e gjeti me Azpolicueta-n në minutën e 85’, por Arsenali ka barazuar me goditjen e dytë në kuadrat.

Këtë herë ishte Hector Bellerin ai që ka goditur me të majtën nga distanca duke i dhënë një pikë të artë Topçinjve, mbase jo për renditjen, por për moralin.