Princ Harry dhe Meghan Markle nuk u panë në ditëlindjen e 38-të të Kate Middleton. Por ditëlindja e saj nuk u harrua nga mbretëresha Elizabeth.Mbretëresha Elizabeth i ka bërë një dhuratë të veçantë Kate.

Mediat angleze shkruajnë se mbretëresha i ka dhuruar simbolikisht çelësat e pallatit mbretëror ‘Buckingham Palace’. Jo vetëm kaq por mbretëresha i ka dhënë leje që të organizojë një festë për ditëlindjen në 20 janar, në pallatin mbretëror.