Ikona e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ka shkruar disa rreshta të fortë për portierin e Trepçës ’89 nga Mitrovica, Arben Beqiri.
“Portierët kanë karakter e forcë të çeliktë!
Nga përvoja ime, po, jo vetëm e shumë shokëve t’mi të cilët janë marr me këtë zeje tejet të rëndë, mund të konkludojnë drejtë.
Si nga aspekti tejet të rëndë fizik, po aq më tepër ati psiqik (vend me shumë përgjegjësi në ekip), ushtrimet e portierëve janë tejet të rënda dhe me rrezik permanent, me guxim të veçantë në intervenime…
Nganjëherë, nga pranimi i golit do të zhdukeshin me dëshirë … po, tokë çelu e mbulom. Por, shumë herë nga intervenimet fantastike, portierët fluturojnë në qiell. nga gëzimi dhe lumturia. Vullneti dhe dëshira e Çelikët për profesionin , edhe në lëndim e sëmundje ia dalin ngadhënjimtar. Me njoftim burrëror të opinionit, portieri i disa skuadrave kosovare, Arben Beqiri , më së miri më demantojë për atë që e ceka më lartë.
I bindur në vullnetin dhe dëshirën e çelikët që posedon Arbeni, i dëshirojmë fitore edhe nga ky kundërshtar…Në emrin tim personal e të gjeneratës time, e shumë sportdashësve ju dëshirojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë Arbenit”, shkruan Esat Mehmeti, ish portieri i dëshmuar në vitet e 70-ta e të 80-ta.