Verën e vitit 2013 Milani prezantoi blerjen e Riccardo Saponarës, i cili u krahasua në një periudhë edhe me legjendën Ricardo Kaka. Gjithsesi, si shumë e shumë lojtarë të tjerë, fantazisti nuk arriti të linte gjurmë. Pas eksperiencave me Empolin, Sampdorian, Fiorentinën apo edhe Genoan, Saponara është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme si lojtar i Lecces. Kartoni i 28-vjeçarit është në pronësinë e Fiorentinës dhe do të luajë te Lecce si i huazuar deri në fund të sezonit.