Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, zyrtarisht është rikthyer në Serie A.

Ai ka kompletuar kalimin te Genoa si lojtar i lirë.

34-vjeçari ishte lojtar i lirë që kur u largua nga Sioni në muajin tetor.

Para këtij sezoni, Behrami ishte pjesë e Udineses, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe te Napoli, Lazio e Fiorentina.