Për deputeten e opozitës parlamentare Elda Hoti sot është ditë zie. E dalë nga rradhët e LSI-së, deputetja ka ndarë më ndjekësit lajmin e hidhur për humbjen e nënës.
“Pse m’do fort, se je nana ime. Pse t’du fort, se jam vajza jote. Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë. Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!” shkruan Elda Hoti.