Qytetarët tashmë do të mund të marrin online një sërë shërbimesh pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Te e-albania ata do të mund të aplikojnë online për lëshimin e certificates për anijet e transportit të mallrave dhe e peshkimit, aplikimin për regjistrimin dhe pajisjen me pasaportë lundrimi për marinar të flotës detare, apo për regjistrimin e mjeteve të vogla lundruese.

Gjithashtu përmes e-albania qytetarët mund të aplikojnë për regjistrimin dhe pajisjen me pasaporta lundrimi për marinar të flotës së peshkimit, për pajisje me leje drejtimit për mjete të vogla lundruese, për regjistrim përfundimtar të motorëve të detit, për regjistrim të anijeve me kontratë boreboat si dhe regjistrimin e mjeteve lundruese të shërbimeve portuale.

“Gjithsej janë 8 shërbime që do të ofrohen online për qytetarët”, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare.