Quique Setien është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës, duke marrë vendin e Ernesto Valverde-s, i cili të hënën në mbrëmje u shkarkua nga drejtuesit. Fillimisht ish-trajneri i Real Betis tha se për të ishte e pabesueshme ajo që po ndodh ‘sepse diçka të tillë nuk e kishte imagjinuar as në ëndrra.’

Më pas trajneri i ri i Barcelonës deklaroi: “Dje po shëtisja në vendlindjen time dhe disa lopë po kalonin pranë meje, ndërsa sot ndodhem këtu për të drejtuar Barcelonën me disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Është një luks i vërtetë që të jem këtu. Dua të falenderoj klubin që më dha shansin të drejtoj këtë skuadër. As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kam e imagjinuar këtë. Synimi është që të fitojmë gjithçka.”