LUANI, ne tërësi dita e sotme ka për te qene shume e mire për ju çiftet. Do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do keni debate aq te zjarrta sa me pare. Beqaret do realizojnë papritur një takim qe do ua marre mendjen dhe do i beje t’i shohin gjerat me një sy shume tjetër. Për gjendje financiare te qëndrueshme duhet patjetër te shmangni shpenzimet e konsiderueshme.

VIRGJERESHA, ju çiftet keni një marrëdhënie goxha te mire, megjithatë nuk do mungojnë momentet kur do iu shkoje neper mend edhe ndonjë aventure. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Beqaret do ta mendojnë seriozisht krijimin e një lidhjeje dhe do i shqyrtojnë me kujdes mundësitë qe do iu jepen. Sektori i financave do jete goxha i mire dhe do jeni te qete sa here te shpenzoni. Dashuria për pjesën me te madhe te çifteve nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do i jepet prioritet partnerit dhe mund te bëhen edhe gjera me interesante nga me pare. Beqaret do jene sharmante dhe nuk do kenë asnjë lloj problemi për te joshur këdo qe do iu shkoje neper mend. Ne planin financiar çdo gjë do realizohet si me magji dhe situata do ndryshoje menjëherë.

AKREPI, te dashuruarit do jene sharmante dhe me humor shume te mire. Ata do bëjnë te pamundurën qe marrëdhënia ne çift te jete sa me e begate dhe sa me emocionuese. Beqaret do ndikohen pozitivisht nga yjet dhe do nisin një jete te re shume me te bukur nga ajo qe kane. Buxhetin duhet thjesht ta menaxhoni me më shume përkujdes dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhe. Te dashuruarit nuk duhet te tregohen as te paduruar e as shume ëndërrimtare sepse jeta nuk është përrallë ku mund te realizohen te gjitha. Te gjithë kane vështirësi dhe lum ata qe i zgjidhin sa me shpejt ato. Beqaret do realizojnë takimet me te bukura te jetës se tyre dhe gjithçka për ta do ndryshoje si me magji. Ne planin financiar çdo gjë do ece si duhet dhe atmosfera do jete e qete.

BRICJAPI, do kaloni shume momente pasionante sot ju te dashuruarit dhe do ndiheni vërtet mire pranë atij qe dashuroni. Shpesh nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Edhe beqareve do ju buzëqeshë fati dhe drejtimi i jetës do ju ndryshoje për mire. Financat do jene te paqëndrueshme dhe po nuk bëtë kujdes mund te futeni ne probleme akoma me te mëdha. Mos hidhni asnjë hap pa u bindur plotësisht.

PESHQIT, për te dashuruarit do jete dita e përshtatshme për te forcuar lidhjen e për te zgjidhur disa mosmarrëveshje. Do jeni te parrezistueshem sot ju beqaret dhe nga ana tjetër te pandalshëm për te bere propozime. Gjithçka ka për te qene ndryshe gjate kësaj dite. Ne planin financiar po nuk bëtë kujdes dhe po nuk menduat aspak për te ardhmen do keni probleme te njëpasnjëshme.