Është vetëm 5 vjeç, por Amila është që tani shumë e famshme. Vogëlushja ka një veçanti: Imiton në mënyrë perfekte personazhet e ekranit e showbizit. Amila ndiqet nga më shumë se 13 mijë njerëz në Instagram, ku edhe poston fotot duke pozuar e veshur njësoj si VIP-at.

Madje këta të fundit mbeten pa fjalë nga pozat që Amila rikrijon dhe kjo shihet nga komentet që i bëjnë në postime.