Kobe Bryant dhe katër persona të tjerë kanë humbur jetën në një aksident me helikopter në Californi të dielën në mëngjes sipas kohës lokale. Vdekjen e tij duket se e ka parashikuar dikush tetë vite më parë dhe po bën tashmë xhiron në internt. Një postim në Twitter, që mban datën 13 nëntor 2012 kishte shkruar se Bryant do të vdiste pas një aksidenti me helikopter.
“Kobe do të përfundojë i vdekur në një përplasje me helikopter”, ka shkruar Noso në Twitter. Postimi është ende aktiv dhe ka filluar të komentohet. Vetë autori ka kërkuar falje për të. Autori i postimit ka kërkuar falje, duke thënë se parashikimi nuk ka qenë dashakeqës. Ai thjesht ka bërë një koment për shkak të pasionit të Bryant për helikopterët. Por një tjetër parashikim duket se është bërë mbrëmjen e së shtunës. Të shtunën, LeBron James kaloi Kobe Bryant në vendin e tretë në listën e koshave të të gjitha kohërave në NBA. Ishte një arritje për të cilën Kobe menjëherë e uroi LeBron, siç shkruan USA Today. Reflektimi i basketbollistit Dwight Howard për këtë arritje të LeBron, nuk mund të ishte më profetik. Duke folur para gazetarëve pas lojës, Howard u përpoq të vërë në perspektivë se sa e rëndësisme ishte që LeBron u bë golashënuesi i tretë kryesor. Ai tha se njerëzit duhet të vlerësojnë të tjerët ndërsa janë gjallë.
“Ne nuk e vlerësojmë njëri-tjetrin aq sa duhet. Diçka e tillë duhet të vlerësohet. Ne duhet t’i vlerësojmë njerëzit ndërkohë që ata janë gjallë, dhe arritjet si kjo janë diçka që nuk i shohim zakonisht”, thoshte Howard i cili nuk kishte si ta dinte se çfarë rëndësie do merrnin fjalët e tij 12 orë më vonë, kur Kobe Bryant të humbte jetën në një përplasje me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.