Atletico Madrid ka marrë një kualifikim dramatik në finalen e Superkupës së Spanjës.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone kanë bërë një përmbysje të çmendur duke mposhtur 3-2 në gjysmëfinale Barcelonën e Leo Messit.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën u shënuan pesë gola.
Me fillimin e fraksionit të dytë, Koke në minutën e 46’, kaloi Atleticon në avantazh 0-1.
Barcelona u përgjigj shpejt, duke shënuar dy herë për përmbysje të rezultatit, me Messin në minutën e 51’ dhe Antoine Griezmann në minutën e 62’.
Fundi i ndeshjes ishte një dramë e vërtetë, me Alvaro Moratan që fillimisht barazoi në 2-2 nga pika e bardhë e penalltisë.
Për fitoren e madhe të “Los colchoneros” shënoi Angel Correa, në minutën e 86’, duke e kualifikuar skuadrën e tij drejt finales së Superkupës.
Atletico Madrid në finale do të përballet me rivalët e Real Madrid.