SPAK ka hapur faqen zyrtare të internetit dhe në të parashikon edhe përfshirjen e çdo qytetari që ka informacion apo dokumente mbi zyrtarët e lartë të korruptuar.
Në fund të website SPAK.al mund të shkruhet emri, mbiemri dhe të dhënat personale, ose mund të zgjidhet anonimiteti, të jepet adresa email dhe të shkruhet shkurtimisht për rastin e korrupsionit si dhe të ngarkohen dokumentet për rastin e të korruptuarit të supozuar.
Pas kësaj thirrjeje, të shumta kanë qenë edhe reagimet në rrjetet sociale.
Faqja “Brryli Broadway” ka raportuar një rast denoncimi nga një qytetar, atë të presidentit Ilir Meta, për çështjen e videos me Dritan Priftin.
Në video ai akuzohej se kishte marrë ryshfet për tenderin e një hidrocentrali.
“Ja te shikojme tashti ça do bohet…” shkruan Brryli Broadway.