Pas merkatos së janarit, Arsenali nuk do ketë më asnjë futbollist shqiptar në ekip.

Granit Xhaka nuk do të jetë i vetmi që mund të largohet nga “topçinjtë” pasi sirenat e merkatos kanë nisur edhe për Shkodran Mustafin.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare por që përfaqëson ngjyrat e kombëtares gjermane ka përfunduar në listën e dëshirave të disa skuadrave.

Tabloidi britanik “Mirror”, shkruan se futbollisti është gati për të nisur një eksperiencë të re larg Londrës, me Seria A italiane dhe La Ligën spanjolle që shihen si destinacione të mundshme për të.

Ndërkaq, për Xhakën ka interes nga klube si Hertha Berlin dhe Milan, me gjermanët që kanë depozituar edhe një ofertë konkrete në llogarinë e Arsenalit për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.