Vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit, është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar. Keisi ka marrë vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e format tërheqëse dhe ka mbledhur mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram. Keisi shpesh publikon imazhe seksi në Instagram dhe komentet janë të shumtë. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë dhe në të shkruan: “Duke jetuar jetën më të mirë”.
Nga fotoja bie në sy komenti i të atit të saj Sabianit, i cili me stil ia tha dy fjalë. “U njohëm si shumë”, i shkruan këngëtari në foto. At e bijë ata kanë një marrëdhënie për t’u admiruar dhe Sabiani ka treguar se nuk i ka aspak problem pozat joshëse të vajzës së tij.