Xherdan Shaqiri ka luajtur shumë pak këtë sezon me skuadrën e Liverpoolit. Mesfushori me origjinë shqiptare po e mendon seriozisht largimin nga “the reds” pasi nuk dëshiron të humbas formën fizike pasi në verë synon të jetë i gatshëm për Europianin. Sipas mediave angleze dhe ato italiane, Shaqiri kërkohet me ngul nga skuadra e Romës.

Verdhekuqtë të shtyrë nga dëmtimi i Nicolo Zaniolos kërkojnë të ofrojnë një mesfushor me tipare sulmuese. Ende nuk ka një ofertë konkrete por duket se palët do të shkojnë drejtë një konkludimi të kësaj marrëveshje për shkak se përfitojnë të dy palët.