I fejuari i saj është një portier që u bë i famshëm më shumë për gafat në fushë, sesa për pritjet e tij, por vetë Sophia Thomalla po bëhet mjaft e njohur në fushën e modës, kjo edhe falë formave të saj mjaft seksi.
Së fundi bukuroshja është bërë pjesë e një kalendari, ku ka pozuar mbi një fadromë, ndërsa fotoja “hot” ka bërë menjëherë xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kjo nuk është eksperienca e parë e Sophias në fushën e modës, pasi ajo është bërë shpesh pjesë e fushatave publicitare për reklamimin e linjave të ndryshme të të brendshmeve.