Deputetja e PD, Rudina Hajadari, njëherazi dhe vajza e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit ka dhënë së fundmi një interviste jashtë ‘kontureve’ politikë.

Ajo ka treguar për revistën ‘Class’, shumë të pathëna nga jeta private, duke nisur nga periudha kur u zhvendos në Shqipëri, marrëdhënia me të bijën dhe deri tek menaxhimi i kohës së lirë.E pyetur se pse vendoi ta ‘braktis’ Amerikën pas 20 vitesh, Hajdari ka treguar se dëshironte gjithmonë të ndiqte ëndrrën e babait të saj.

“Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri dhe të ndjek hapat e tim eti, kjo ishte me rëndësi të madhe për mua.Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë, ndaj dhe nuk pendohem aspak”, u përgjigj deputetja.Më tej ajo ka treguar se i mungon stili i jetesës në SHBA, pasi njerëzit atje nuk fusin hundët vend e pa vend. “Mosfutja e hundës vend e pa vend. Amerikanët kanë një shprehje që thonë ‘it’s none of your business”, që është një koncept që nuk përdoret/zbatohet këtu”, tha deputetja.Më tej, Rudina Hajdari ka theksuar se e ka për nder të identifikohet si e bija e Azemit dhe që ka lindur në Tropojë.