Ndërkohë Leipzig në Gjermani ka zyrtarizuar marrëveshjen për futbollistin që ishte objektiv i shumë ekipeve në Europë ndër të cilët edhe Milan. Dani Olmo do të jetë futbollist i gjermanëve pasi është arritur marrëveshje me Dinamo Zagreb për 21-vjeçarin.
Lidhur me shumë e transferimit ka raportime të ndryshme, por thuhet se spanjolli i dalë nga akademia e Barcelonës ka kushtuar rreth 30 mln euro. Përsa i përket kontratës me Leipzig Olmo ka firmosur për katër vite e gjysmë.Olmo prej gjashtë vitesh është pjesë e Dinamo Zagreb, ndërsa prej 5 sezonesh ishte pjesë e ekipit të parë. Në 80 ndeshje me kroatët utbollisti ka realizuar 20 gola.