Këtë vit “Kënga Magjike” në edicionin 21, u prezantua nga moderatori i njohur Ardit Gjebrea krah modeles bukuroshe Adrola Dushit. Për tre netë, Adrola përjetoi emocionet e të prezantuarit një spektakël kaq të rëndësishëm sa ç’është ky festival.Së fundmi, e ftuar në emisionin ‘Mirage’, modelja ka treguar si është ndjerë gjatë prezantimit, ç’komentesh ka marrë e gjithçka tjetër.
‘Hyja dhe dilja nga skena, pa e ditur as se çfarë po bëja, isha si një gjendje shoku. Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte me mua, kam pasur një emocion të tmerrshëm, nuk e di as përse më ndodhi e gjitha. Madje i thashë mamit më ka ngrënë syri i keq se s’ka mundësi tjetër, se unë jam shumë llafazane në përgjithësi. Isha shumë mirë para festivalit por Arditi më dha shumë tekst. Kjo sepse kishim një komunikim shumë të mirë bashkë, shumë spontan, flisja shumë, nuk më mbyllej goja para festivalit edhe kur hipa në skenë nuk e di çfarë ndodhi me mua, thjesht u bllokova”, ka treguar Adrola.
Po ashtu modelja ka folur dhe rreth komenteve që ka marrë për prezantimin e saj dhe se si kto komente e kanë bërë të ndihet. “Në natën e parë kishte shumë komente jo të mira, s’mund të them që u preka me thënë të vërtetën, i lexova i lexova dhe më pas merresha me halle të tjera. Natën e dytë, bëra pak ironi me veten edhe më duket se kur tall veten njerëzit e mbyllin gojën, pati sukses, nuk komentuan më keq, më deshën shumë pastaj, thanë “S’ka si Adrola”, është shprehur modelja me të qeshura.