Trashëgimtarja e Top Channel dhe njëkohësisht blogerja e njohur Lori Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet, në vende luksoze, të cilat marrin sa komplimente aq edhe kritika.
Blogerja është kritikuar shpesh për ndërhyrjet estetike. Të shumtë janë ndjekësit që i shkruajnë se duhet të ndalojë. Jo më larg se natën e Vitit të Ri, Lori publikoi një foto dhe ndjekësit shkruanin: “Shpresoj të të pëlqejë vetja kështu por mendoj se je e dëshpëruar për vemendje. Ishe e mrekullueshme dhe mendoj se ke shkuar shumë larg”, ‘Sa gjynah si qenka katandis kjo nga ndërhyrjet plastike. Kjo gjë kështu është sëmundje mendore kur s’të pëlqen vetja dhe bën ndërhyrje’ etj.
Këto komente i kanë rënë në sy Lorit e cila ka vendosur t’ua mbyll gojën të gjithëve. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se po i shmang të gjithë si dhe i ka këshilluar të shikojnë punën e tyre. “Virtualisht duke shmangur këdo që jep mendime të pakërkuara në vitin 2020. Shikoni punën tuaj”, shkruan blogerja.