Ermal Mamaqi ka folur për debatin e fundit të bërë online me mikun e tij Bes Kallakun. Pas Besi tha se Ermali bën më shumë biznes se humor në emisionin “Shiko kush Luan”, Ermali nuk e priti mirë (lexo këtu).Më tej ai krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke  u shprehur se “për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona”. Të dy replikuan me njëri-tjetrin, por mesa duket gjërat janë zgjidhur. I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, aktori i humorit u pyet për marrëdhënien e tij aktuale me Besin. Ai u shpreh se nuk ka më keqkuptime dhe ata vazhdojnë të ngelin ende miq. Sipas Ermalit, është mirë kur gjërat sqarohen dhe ata e kanë bërë këtë kur janë takuar rastësisht në rrugë.

Ermali foli edhe për filmin e Besit për të cilin tha se ishtë shumë i mirë por kishte disa probleme teknike. Rudina Dembacaj: Çfarë patët me Bes Kallakun, kishit një marrëdhënie komplet korrekte dhe i bënit video njëri-tjetrit. Ermal Mamaqi: Nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Ishte një moskeqkuptim. Rudina Dembacaj: Po pse e bëtë këtë debat, mu duket si politikanë? Ermal Mamaqi: Ishte një situatë që duhet zgjidhur siç u bë publike ashtu duheshe dhënë edhe përgjigjia, për të marrë një shpjegim pse ndodhi ajo që ndodhi. Rudina Dembacaj: Po tani flisni me njëri-tjetrin? Ermal Mamaqi: Patjetër që flasim, jemi miq edhe gjërat janë mirë kur sqarohen. Rudina Dembacaj: Pati një tjetër sqarim privat? Ermal Mamaqi: Jemi takuar rastësisht në rrugë, jemi përshëndetur miqësisht si gjithmonë. Rudina Dembacaj: Flet keq për Besin mbrapa krahëve? Ermal Mamaqi: Edhe sikur të flisja, ti mendon se do ta thoja? (Qesh) Absolutisht nuk kam pse të flas keq.

Rudina Dembacaj: E ke parë filmin “Falco”? Ermal Mamaqi: E kam parë. Rudina Dembacaj: Si t’u duk? Ermal Mamaqi: Ja kam thënë edhe Besit, është një filmë shumë i mirë, por mendoj që mund të ishte edhe më mirë nga pikëpamja teknike. Rudina Dembacaj: Fotografia ishte pak dobët. Ermal Mamaqi: Fotografia dhe zëri. Flas nga pikëpamja teknologjike.