Harry dhe Meghan hoqën dorë nga roli mbretëror për të jetuar si të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut. Largimi i tyre i zhgënjeu të gjithë anëtarët e pallatit mbretëror por në një mbledhje të zhvilluar me datë 13 Janar, mbretëresha Elizabeth deklaroi se do vazhdonte t’i mbështetse, ndonëse do kishte preferuar të mos ishin larguar.
Së fundmi burime për ‘Cosmopolitan’ kanë zbuluar pengun më të madh të mbretëreshës. Ajo ndihet shumë e trishtuar që i vogli Archie do të rritet larg saj dhe që nuk i është dhënë mundësia ta shikojë mjaftueshëm nipin. Po ashtu mbretëresha Elizabeth do kishte preferuar që Archie të rritej pranë kushërinjve të tij.