Si nisi historia e njohjes së modeles së “Big Brother” me Krist Prengën?Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, ka konfirmuar lidhjen e saj me boksierin shqiptar, Kristian Prenga. Ishte vetë Rike, që me anë të një postimi në “Instagram” zbuloi gjithçka rreth lidhjes që çifti ishte përjekur ta mbante të fshehtë.Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen e 29-të partnerit të saj, tashmë kampion bote në kickbox.Rike u shpreh se boksieri është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur.
Ndërsa shton në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë! Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin!”Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihet i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken. Ndërkohë “Panorama Plus” ju sjell edhe një foto tjetër të çiftit, që ata e kanë shkrepur gjatë pushimeve dimërore ku kanë qenë për ski, që është dhe një nga pasionet e Rikes, vajzës nga Durrësi që jeton në Itali.