Marash Kumbulla prej kohësh është vendosur në optikën e disa skuadrave prestigjoze të Italisë dhe Anglisë. Një lajm i bujshëm vjen ditën e sotme nga shtypi i vendit fqinjë, ku “Gazzetta Dello Sport”, shkruan se Kumbulla verën e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e Interit. Në takimin e fundit që është organizuar mes drejtuesve të dy klubeve është akordi për kalimin e talentit shqiptar në Milano gjatë verës së këtij viti mbi bazën e 20 milionë eurove.
Për të arritur një marrëveshje për Kumbullan, Interi ka pranuar t’i japë në huazim që në merkaton e janarit, Veronës Federico Dimarcon ndërkohë që mund të pranojë të huazojë edhe për sezonin e ardhshëm talentit tjetër Eddy Salcedo. Me këtë transferim që ende nuk është bërë zyrtar mes dy klubeve, Kumbulla hedh një hap të rëndësishëm në karrierë pasi do të luaj me një nga ekipet më të mira në botë.