Rey Manaj pritet të hedh një hap të rëndësishëm në karrierë pasi do të transferohet tek klubi i Barcelonës.
Edhe pse nuk do të këtë fatin që menjëherë të veshë fanellën e klubit A, pasi do të militoi fillimisht në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll (Segunda Division B). E përditshmja katalane “Sport” shkruan se “marrëveshja me sulmuesin shqiptar të Albacetes është e mbyllur dhe pritet vetëm që futbollisti të kalojë testet mjekësore.
Manaj nuk udhëtoi me Albacetet për të luajtur në “Copa del Rey” në Ibiza për “një problem në kyçin e këmbës”. Kur operacioni të përfundojë, do të mësohet edhe detajet e transferimit, me Albacetet që thuhet se do të përfitojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare. Kujtojmë që Manaj po kalon një formë të mirë pasi e nisi me gol vitin 2020 me ekipin e Albacetes.