“Ejani në stadium” është slogani i futbollistëve të Kukësit në prag të Supersfidës së kësaj fundjave përballë Partizanit. Përmes një video-mesazhi futbollistë të klubit verilindorë kanë kërkuar nga tifozët që të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit “Air Albania Stadium” mbrëmjen e së dielës së 26 janarit.

Sfida luhet në orën 19:00 dhe është e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.