Mbretëresha Elizabeth II dhe familja e saj mbretërore ranë sot dakord për një periudhë tranzicioni, që lejon Princin Harry dhe gruan e tij Meghan-in të tërhiqen nga detyrat mbretërore dhe gjatë së cilës ata do të jetojnë midis Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, njoftoi ajo në një deklaratë për shtyp.
Sovrania 93-vjeçare tha se e mbështeste plotësisht zgjedhjen e çiftit princëror dhe kërkoi që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim, duke theksuar se kishte ende shumë punë për t’u bërë në lidhje me këto çeshtje të ndërlikuara. Princi Harry i Britanisë së Madhe u sot me gjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth II dhe zyrtarë të tjerë mbretërorë, në pronën Sandringham, për të diskutuar planet e tij për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore.