Emre Xhan është gjithmonë e më pranë largimit nga Juventusi. Mesfushori gjerman nuk është në planet e Sarrit dhe me mundësinë e parë të mirë, ai do të shitet që në merkaton e janarit.
Siç raporton “Tuttosport”, së fundmi Bajerni ka shfaqur interes për lojtarin e Juves, i cili është i pakënaqur te “Zonja”.
Nga ana tjetër Juventusi, ka idenë që të tentojë mesfushorin spanjoll të bavareëze Tiago Alkantarën, i cili është edhe ai në dalje nga kampionët e Gjermanisë.
Çdo gjë është në kuadrin e ideve dhe nuk ka asnjë lëvizje zyrtare nga skuadrat deri më tani, që po japin shenja se nuk do të qëndrojnë duarkryq në merkaton e janarit.