Pothuajse të gjithëve iu ndodh që të zhgënjehen së paku njëherë në dashuri. Për artistët lëndimi shërben si burim frymëzimi dhe kjo i ka ndodhur dhe këngëtares shumë të dashur nga publiku, Era Rusit! Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj dhe gjatë intervistës ka folur për jetën private.Rudina e ka pyetur nëse ka përjetuar ndonjë lëndim nga dashuria, që është bërë shkak për këngët e saj. Era ka treguar se është lënduar nga dikush ama ajo e ka kaluar me shumë dashuri dhe dinjitet. “Po mendoja si ta rrotulloja, mos bëj dhe unë kot tani!
Natyrisht që jam lënduar, por e kam superuar me dashuri dhe dinjitet. Unë nuk lëndohem nga të tjerët , unë e kam me veten time gjithmonë, e kam me veten time që “po unë si e lashë veten time që të arrija deri këtu”, u përgjigj këngëtarja.Po ashtu, Era ka treguar se nuk është në një lidhje dhe po pret princin e saj të kaltër që ta bëjë të besojë sërish në dashuri!