Eli Fara është një nga ikonat e muzikës në Shqipëri. Përveç zërit të saj të veçantë, ajo njihet edhe për bukurinë që e karakterizon ndërvite. Mesa duket për të mosha është vetëm një numër, sepse në fotot që ajo hedh në rrjetet sociale shihet shumë në formë.
Së fundmi Eli ka hedhur një foto në “Instagram”, ku shihet shumë e ëmbël dhe e re. Edhe pse është 53 vjeç, këngëtarja di më së miri të kujdeset për veten dhe të fitojë simpatinë e të gjithëve me bukurinë e saj.