Everton ka refuzuar një ofertë kolosale prej 100 milionë eurosh për sulmuesin, Richarlison. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat britanike, që zbulojnë se pas kësaj oferte ndodhet Barcelona. Gjiganti katalanas po kërkon një lojtar të ri për repartin e avancuar pas dëmtimit të Luis Suarez dhe braziliani duket se ka qënë pjesë e dëshirave të tyre. Por, pavarësisht ofertës faraonike, Everton e ka hedhur poshtë, duke kërkuar që të mbaj në ekip lojtarin më rezultativ në këtë sezon. Aktualisht 22-vjeçari ka shënuar 8 gola, ndërsa vetëm dy vite më parë mbërriti nga Watford për shifrën e 41 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse refuzimi i Evertonit do t’i japë fund ndjekjes së sulmuesit nga ana e Barcelonës, apo po kërkon që në dy ditët e fundit të merkatos së janarit, katalanasit të rrisin ofertën.