Dashi
Mundohuni që të përkushtoheni më shumë në dashuri, të jeni më të ëmbël dhe më pak konfliktual. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të rikuperoni terrenin e humbur. Në sferën profesionale, bëni mirë që të mos bëni shumë gjëra njëherësh.
Demi
Mundohuni që t’ia kushtoni këtë ditë, gjërave që kanë vërtetë rëndësi për ju. Do të ndiheni më të qetë dhe më pak të acaruar në raport me më parë. Mundohuni që ta kaloni mbrëmjen në shoqërinë e miqve tuaj.
Binjakët
Kjo periudhë është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiheni shumë entuziast dhe do të keni dëshirë të madhe për t’u rikthyer në lojë. Në punë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm.
Gaforrja
Nëse keni ndonjë dyshim në dashuri, bëni mirë që ta zgjidhni brenda fundit të muajit. Sa i takon punës, reflektoni mirë para se të flisni. Projektet tuaja do të kenë mundësi të shumta suksesi.
Luani
E shtuna do të jetë mjaft pozitive ku gjatë saj do të ndiheni më të fortë, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Venusi nuk do të jetë më i kundërt në shenjën tuaj. Të reja të rëndësishme parashikohen në punë, edhe pse lodhja do të ndihet.
Virgjëresha
Përfitoni gjatë kësaj fundjave për të bërë sqarime në dashuri, apo për të pasur një udhëtim romantik. Yjet do të jenë në anën tuaj, por që nga e hëna mund të ketë ndonjë ndryshim. Bëni kujdes me shpenzimet.
Peshorja
Edhe pse yjet mund të sjellin ndonjë dyshim, sa i takon punës përgatituni që të përballeni me një situatë të mirë sa i takon çështjeve të biznesit. Në dashuri, do të ndiheni disi konfuz.
Akrepi
Në dashuri situatat do të ecin më mirë, por sërish Hëna do të jetë në kundërshti. Mundohuni që të bëni qartësi në jetën tuaj, pasi mund të lindin emocione të bukura. Në punë, yjet do të jenë në anën tuaj.
Shigjetari
Takimet janë mjaft të favorshme për ata që janë vetëm, ndaj mundohuni që të mos mbylleni në shtëpi. Bëni kujdes me shpenzimet dhe mundohuni që të gjeni zgjidhje. Shumë shpejtë mund të ketë hyrje të rëndësishme.
Bricjapi
Në dashuri Hëna do të ketë ndikim të kundërt, gjë që mund t’iu shkaktojë ndonjë problem. Duhet të jeni më gjakftohtë. Në punë ka ardhur momenti për të bërë zgjedhje interesante sa i takon të ardhmes.
Ujori
E shtuna do të jetë mjaft e tensionuar dhe gjatë saj mund të ketë kundërshti ose keqkuptime, edhe në familje, shkruan noa.al. Mundohuni që të tregoheni të matur me fjalët. Në punë duhet të rikuperoni.
Peshqit
Mëngjesi do të nisë mjaft mirë, por situata muund të ndryshojë gjatë pasdites. Kështu nëse duhet të sqaroheni me dikë, bëjeni gjatë paradites. Në punë, mundohuni që ti kapni mundësitë fluturimthi.