Një burrë anglez, i cili fitoi rreth 120 milionë euro në lotarinë EuroMillions dy muaj më parë, po vazhdon të punojë në ndërtim. 42-vjeçari Steve Thomson është fotografuar me veshjet e punës dhe me një sharrë në dorë, duke rregulluar derën dhe dritaret e një shtëpie pranë banesës së tij.
Për “Mirror”, ai ka shpjeguar se do të përfundojë të gjitha punët që i ka premtuar klientëve përpara se të bëhej miliarder. Më parë, Steve pati deklaruar se me paratë që fitoi në lotari do të tregohet bujar dhe do të ndihmojë shumë njerëz, pasi 120 milionë euro janë shumë për të dhe familjen e tij.
“Do të bëjmë shumë gjëra të mira me këto para’. Janë shumë për ne. Janë aq shumë sa do të tregohem jashtëzakonisht bujar. Pasi të blej një shtëpi që të ketë dhomë gjumi për secilin nga 3 fëmijët e mi, do të bëj bamirësi”, tha 42-vjeçari.