Zlatan Ibrahimovic luajti titullar në takim kundër Udinezes duke ndihmuar të tijët të merrnin një fitore të rëndësishme. Sulmuesi suedez edhe pse nuk shënoi asistoi për Rebic në minutat shtesë për golin që i dha 3 pikët kuqezinjve. Me këtë fitore Ibrahimovic u bë futbollisti që arrin më shpejtë shifrën 150 ndeshjeve të fituar në Serie A. 38-vjeçari shkruajti kështu një faqe të re në futbollin italian duke vendosur edhe një rekord fantastik duke lënë pas Estebian Cambiaso.
Ibra i ka zhvilluar 222 ndeshje në kampionatin italian me Juventusin, Interin dhe Milanin dhe prej tyre i ka regjistruar plot 150 fitore. Statistika impresionuese, që dëshmojnë edhe një herë vlerën e padiskutueshme të nordikut në repartin e sulmit.