Fituesi i Kupës së Botës dhe i Ligës së Kampionëve, Lucio, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli profesionist të mërkurën, në moshën 41-vjeçare. Mbrojtësi brazilian i kaloi dy vjetët e fundit duke luajtur për Brasiliense, një ekip i vogël në vendlindjen e tij, Brasilia.

Lucio ishte titullar dhe më vonë edhe lider i ekipit fitues të Brazilit në Kupën e Botës 2002. Tetë vjet më vonë, ai i ndihmoi Interit ta fitojë trofeun e parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 1965. Ai e nisi karrierën në Internacional të Porto Alegres në vitin 1997. Sot është një ditë e veçantë për mua. Sot po i jap fund karrierës sime si futbollist profesionist. E bëj këtë me shumë krenari dhe mirënjohje ndaj të gjithë atyre që më kanë përkrahur”, tha Lucio për TV Globo. Gjatë karrierës së tij të bujshme, Lucio ka luajtur për Bayer Leverkusen, Bayern Munich, Inter dhe Juventus.