Disa punonjës të Amazon deklarojnë se kompania i ka kërcënuar se do t’i pushojë nga puna pasi kanë folur mbi problematikat e mjedisit. Punonjësit janë informuar se janë në kundërshtim me politikat e kompanisë.
Kjo vjen pasi ata u bashkuan me thirrjet që gjigandi i tregtisë elektronike të bëjë më shumë për të zgjidhur ndryshimet klimatike. Por për këtë çështje reagoi dhe vetë kompania të cilët deklarojnë se politikat dhe rregullat e saj nuk janë të panjohura për punonjësit dhe i përfshin të gjithë.
Në një postim në Tëitter, Climate Justice shkruajnë se burimet njerëzore të kompanisë kanë kontaktuar të gjithë punonjësit që kanë bërë një koment për zgjidhjen e çështjeve klimatike. Sipas tyre, kompania i ka kërcënuar se do t’i pushojë nga puna nëse ata do të flasin sërish për Amazon.