Bill Gates “parashikoi” një vit më parë një shpërthim të një virusi në Kinë që mund të vriste 33 milionë njerëz në të gjithë botën. Pronari i Microsoft paralajmëroi se bota ishte në rrezik nga super-patogjenët që përhapen shpejt në të gjithë planetin tonë – dhe se ne duhet të përgatitemi për këtë ashtu siç do të bënim për luftë. Duke folur në një konferencë të organizuar nga Shoqëria Mjekësore në Masaçusets, Gates tha që ai ishte një optimist, dhe kishte një zonë që bota nuk po “bënte shumë përparim”.
Ai tha: “Dhe kjo është gatishmëri pandemike. Në rastin e kërcënimeve biologjike, ndjenja e urgjencës mungon. Bota duhet të përgatitet për pandemitë në të njëjtën mënyrë serioze që përgatitet për luftë”, shkruan Telegrafi. Gjatë konferencës, filantropi miliarder zbuloi një studim gjithëpërfshirës të Institutit për Modelimin e Sëmundjeve, i cili përcaktoi se sa shpejt mund të përhapet një sëmundje e re. Përmes një video shpjegoi se si një shpërthim i mundshëm në Kinë mund të përhapet me shpejtësi në të gjithë planetin, duke vrarë përfundimisht 33 milionë njerëz.