Ajo është një ndër modelet më të njohura në botë dhe që dallohet për format e saj bombastike po edhe për stilin e jetës shumë ekstravagant e luksoz që e shfaq çdoherë në rrjetet sociale.

Duket se për Demi Rosë nuk kanë të mbaruar udhëtimet nëpër botë nga një vend ekzotik në tjetrin.

Këtë rradhë modelja 24-vjeçare po shijon pushimet e saj e veshur me bikini nën rrezet e diellit, shtrirë në një shtrat me gjethe palme.

Bikinit mikroskopike që mbante veshur vunë në pah format e saj të bukura trupore.

Bukuroshja zeshkane duket shumë seksi ndërsa qëndron e shtrirë në rërën e nxehtë të Porto Vallarta, Jalisco.